Vendosni fjalën kyçe....

Mjekja e Infektivit përlotet në emision: Mos e gjykoni punën tonë nga divani i shtëpisë


Mjekja e spitalit Infektiv, i kthyer në spital Covid, Entela Kolovani ka deklaruar mbrëmjen e sotme se puna e tyre nuk duhet gjykuar nga divani i shtëpisë.

Ajo ishte e ftuar në rubrikën ‘Kjo Javë’ në News24, ku foli për vendimet që merren brenda spitalit për të prekurit nga koronavirusi i ri.

Teksa fliste, ajo u përlot në një çast ndërsa tha se situata është e ngarkuar për sa i përket komunikimit me familjarët e të shtruarve në spital.

Mjekja theksoi se vendimi për të intubuar një pacient në gjendje të rëndë është një vendi tejet i ndërlikuar dhe se merret si përpjekje e fundit për të shpëtuar jetën e tij, edhe pse rezultatet e intubimit janë të ulëta.

“Në fakt doja të kapja disa pika në lidhje me pyetjen tuaj. Ne jemi të organizuar me pavione, një prej të cilëve është një shërbim sub-intensiv dhe reanimacionin e shërbimit ku ndiqen pacientët që janë rëndë. Në ndjekje të këtyre pacientëve, në vijën e parë të luftës, janë jo vetëm mjekët, infektologë, por një armatë e tërë mjekësh reanimatorë. Për të gjithë ata që flasin nga divani i shtëpisë, do të doja që të preknin me dorë këtë situatë. Të na ndihmonin nëse kanë ide më të mira. Kemi nevojë dhe për njerëz që do donin që t’i jepnin një pikë ujë, apo t’i ndërronin, apo t’i prisnin sekrecionet. Intubimi është një procedurë që e kemi konsideruar si moment ekstrem të këtyre pacientëve. Një pacient me COVID, nëse futet në intubim, do të ishte ndërhyrja ekstreme për ta shpëtuar. Kjo është një procedurë që është shpresë, por rezultatet i ka të ulëta.” – tha mjekja.

Lidhur me ambulancat që presin para spitalit me të sëmurët brenda mjeteve, mjekja Kolovani tha se pacientët presin atyre derisa bëhet vlerësimi i gjendjes së tyre dhe futen brenda spitalit në rast se saturimi i oksigjenit është 60-70.

“Ka pasur raste kur pacientët kanë pritur jashtë me autoambulancë. Çdo ditë krijon një kapacitet pacientësh që janë gati për mjekët e rojës. Nëse ndodh që pacientët të presin disa orë në ambulancë, aty do të presë një pacient që është vlerësuar nga mjeku se mund të presë dhe është në kushte që vazhdon të oksigjenohet. Ne pranë këtyre autoambulancave kemi vendosur një numër të bombolave të oksigjenit, në mënyrë që mos t’i ndërpritet ky oksigjen. Nëse pacienti që ka ardhur dhe është me saturim të oksigjenit 60-70, atëherë nuk mund të pres aty.” – shtoi mjekja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *