Vendosni fjalën kyçe....

Nisin bisedimet mes BE-së dhe Britanisë, tentohet të shmanget Brexit pa marrëveshje


Negociatori për Brexit i Bashkimit Evropian, Michel Barnier ka arritur në Londër për të rinisur bisedimet e drejtpërdrejta në mes të bllokut evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar, vetëm pesë javë para se të marrë fund lidhja e tyre.

Barnier dhe negociatori britanik, David Frost u janë rikthyer bisedimeve për të siguruar marrëveshje në çështje kyçe, duke përfshirë peshkimin, ndihmën shtetërore dhe një rezolutë – para se Britanisë t’i skadojë statusi i tranzicionit me BE-në, më 31 dhjetor.

Të dyja palët kanë paralajmëruar për mundësi të dështimit të përpjekjeve.

Barner është raportuar t’iu ketë thënë ministrave të BE-së më 27 nëntor se “ne nuk jemi larg momentit merr ose lë”.

Frost ka postuar në Twitter të njëjtën ditë duke thënë se njerëzit “janë duke më pyetur pse po vazhdojmë të flasim ende”.

Dështimi për të arritur marrëveshje do të rezultonte me largim “pa pakt” për Britaninë, çka potencialisht do të krijonte kaos në kufij dhe në tregjet financiare, ashtu sikurse shkëputje në zinxhirin e furnizimit për Evropë dhe më tej.

Britania është larguar nga BE-ja më 31 janar, mirëpo ky shtet ka kryer tregti me BE-në sipas të njëjtave kushte deri më tani, meqë ka qenë në periudhë tranzitore.

Vendimi për largim të Britanisë nga BE-ja ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.​

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *