Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në ditën e sotme pasqyroi dëshminë e një banori të njësisë 8 shtëpia e të cilit është dëmtuar nga tërmeti.
Shaqir Kasmi, shtëpia e të cilit është rrënuar nga tërmeti dëshmon se pas një viti nuk është bërë asgjë për banesën e tij.
Shaqiri rrëfeu se shtëpia pësoi dëmtime që në shtatorin e kaluar.
“Shtëpinë e pa inxhiniere Alma Zorba e njësisë 8. Ajo erdhi, e fotografoi me celular dhe se shtëpia ishte në gjendjen më të keqe nga të gjithë në lagje”. – tregon ai, i cili ka një fatkeqësi të dyfishtë.
Tërmeti i dytë e gjeti në spital, ku për shkak të diabetit, i prenë njërën këmbë. Fatkeqësia tjetër ishte se nga bashkia i ka ardhur dokument se nuk ka dëme në shtëpi, megjithëse realiteti është krejt i kundërt.
“Kryeplaku më dha një dokument të firmosur, jo me firmën time, por me firmën e kryeplakut të lagjes, ku thuhet se në shtëpi nuk ka dëme. Por dëmet ja ku janë. Unë jam pa lekë kam një vit e ca, pa lekë, pa bukë”- thotë Shaqiri, i cili tregon se nuk ka marrë as bonus, asgjë nga bashkia.
Shaqir Kasmi: Asnjë gjë send nuk kam marrë. Unë u kam thënë atyre, “dua vetëm që të ma rregullojnë se leket nuk i dua
Ina Zhupa: Ti do që të rregullosh shtëpinë, që të fusësh kokën .
Kasmi: Unë dua të rregulloj shtëpinë që të rri tamam si të gjithë njerëzit.”