Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e ndodhur në Shkodër ditën e sotme.
Shtetasi R.H 46-vjeç është gjetur i vrarë me armë zjarri në makinën e tij në afërsi të një pike karburanti.
“Më datë 28.11.2020, rreth orës 11:20, në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti është gjetur, dyshohet i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “BMW” shtetasi R. H. 46 vjeç banues në fshatin Darragjat, Shkodër,
Shërbimet e Policisë kanë mbritur menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat e FNSh Shkodër dhe forcat Speciale Renea”-thuhet në njoftimin e policisë.