Vendosni fjalën kyçe....

11 viktima në vend, ministria thirrje qytetarëve: Shmangni çdo grumbullim për të frenuar përhapjen e virusit


11 persona kanë humbur jetën 24 orët e fundit në vend për sa i përket pandemisë Covid-19.

Vikimat janë sipas njoftimit zyrtar 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra të moshave nga 59 vjeç në 79 vjeç.

Për sa u përket rasteve të reja, nga 2253 testime të kryera janë gjetur 835 persona të prekur nga koronavirusi i ri.

Në tre spitalet covid në Tiranë janë të shtruar 482 persona, nga të cilët 29 janë në terapi intensive me 8 të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të shmangin çdo lloj grumbullimi për të frenuar përhapjen e pandemisë Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *