Vendosni fjalën kyçe....

16 të vdekur dhe 626 raste të reja me koronavirus në Kosovë


16 persona kanë humbur jetën si pasojë e pandemisë së Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa janë regjistruar dhe 626 raste të reja të infeksionit.

Të dhënat janë bërë publike pak më parë, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.505 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 626 raste positive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 16 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (84, 79, 53 vjeç), Ferizaj 2 raste (77, 47 vjeç), Gjakovë 2 raste (80, 77 vjeç), Kamenicë 2 raste (62, 54 vjeç), Malishevë 2 raste (79, 67 vjeç), Suharekë 2 raste (76, 70 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (77 vjeç), Lipjan 1 rast (70 vjeç), Podujevë 1 rast (83 vjeç)”, bëri të ditur IKSHPK.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 673 pacientë. Numri  i përgjithshëm i të shëruarve nga fillimi i pandemisë deri më sot është 24 mijë e 427 raste.

Sipas IKSHPK-së, rastet e reja vijnë nga Komuna e Prishtinës 237 raste, Mitrovicë 52 raste, Ferizaj 33 raste, Gjilan 32 raste, Prizren 29 raste, Podujevë 28 raste, Vushtrri 27 raste, Lipjan 25 raste, Fushë-Kosovë 24 raste, Suharekë 19 raste, Skenderaj 17 raste, Gjakovë 15 raste, Kamenicë 13 raste, Shtime 13 raste, Drenas 12 raste, Rahovec 9 raste, Obiliq 8 raste, Viti 7 raste, Kaçanik 4 raste, Malishevë 4 raste, Graçanicë 3 raste, Klinë 3 raste, Pejë 3 raste, Dragash 2 raste, Shtërpcë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Deçan, Hani i Elezit, Istog dhe Novobërdë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *