Vendosni fjalën kyçe....

Kështu është kur lind “me këmishë”, si shpëtoi nga vdekja e sigurt piloti i Formula 1 (Video)


Piloti francez i Formula 1, Romain Grosjean, ishte me fat që shpëtoi nga vdekja e sigurt kur makina e shpërtheu në flakë nga përplasja me një pengesë gjatë xhirove të para të Çmimit të Madh të Bahreinit të dielën.

Duke dalë nga kthesa tre në xhiron e parë, Grosjean doli përtej pistës dhe u përplas me shpejtësi me barrierat ndërsa makina e tij shpërtheu menjëherë në flakë.

Gara u ndërpre menjëherë ndërsa shërbimet mjekësore nxituan të shkonin tek 34-vjeçari, i cili ndërkohë ishte mes flakëve.

Shqetësimet për një dëmtim serioz ose për vdekjen e tij u përhapën menjëherë në pistë dhe në mediat sociale para se Grosjean të dilte nga zjarri sikur të ishte duke xhiruar ndonjë skenë filmi.

Ai pësoi djegie të vogla por shmangu dëmtimet serioze. Pamjet dhe videot tregojnë përmasat e aksidentit të frikshëm, që mund t’i kishte marrë jetën pilotit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *