Vendosni fjalën kyçe....

Aktori Jon Voight: Jemi në rrezik me Bidenin, Trump është i vetmi që mund ta shpëtojë këtë komb


Aktori Jon Voight ka publikuar një videomesazh, në të cilin paralajmëron amerikanët mbi atë se çfarë do të ndodhë sipas tij kur Joe Biden dhe administrate e tij të marrin detyrën.

81-vjeçari i ndan shpesh pikëpamjet e tij politike konservatore në rrjetet e tij sociale.

Në vdeo, aktori shfaqet i ulur ndërsa në sfond ka flamurin amerikan. Ai qetësisht flet para kamerës ndërsa vlerëson presidentin Trump dhe mbështet një numër udhëheqësish demokratë.

Aktori fillon me një paralajmërim të ashpër për administratën e ardhshme të Biden. Ai thotë që demokratët “duan të shkatërrojnë Amerikën”.

“Ne po shkojmë në një rrugë pa emër tani. Ne nuk duhet të lejojmë që kombi ynë të shkërmoqet. Më lejoni t’ju paralajmëroj të gjithëve se jemi në rrezik të madh nëse biem nën administratën e Biden.”– thotë aktori i Hollivudit.

Voight shprehet se ai ishte sulmuar padrejtësisht nga kolegët e tij për “predikimin e dhunës”, por këmbëngul se janë demokratët ata që po e bëjnë këtë.

“E majta po djeg dhe shkatërron qytetet tona. Ne jemi të gatshëm të luftojmë për liri, jo liri për të djegur flamurin tonë, por për ta ngritur atë me lavdinë e kësaj toke të lire.”– thotë Voight.

Ai shton: “E vërteta le të zbulohet që Presidenti Trump është i vetmi njeri që mund ta shpëtojë këtë komb”.

Voight gjithashtu i nxit ndjekësit e tij që t’i luten Perëndisë, Jezusit, Moisiut dhe shenjtërve të tjerë, që t’i mbrojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *