Vendosni fjalën kyçe....

Covidi i la pasoja të rënda, ndahet nga jeta mjeku Hidajet Deda


Ndahet nga jeta një tjetër mjek si pasojë e Covidit dhe pasojave të shkaktuara prej tij.

Mësohet se mjeku nga Kavaja Hidajet Deda është ndarë nga jeta në moshën 67- vjeçare, pasi kishte më shumë se 40 ditë që vuante nga koronavirusi.

Lajmin e hidhur e konfirmoi Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë.

“Sot është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare mjeku pediatër nga Kavaja, Hidajet Deda.
Mjeku Hidajet Deda kishte më shumë se 40 ditë që vuante nga koronavirusi.
Shoqata e Infermiereve i shpreh ngushellime familjes dhe miqve te tij.”- thuhet në njoftim.

Ai kishte dalë negativ mirëpo pavarësisht kësaj ndodhej në një spital privat prej 20 ditësh ku po trajtohej me oksigjen për shkak të pasojave të rënda që i kishte shkaktuar koronavirusi.

Hidajet Deda ishte në pension por për shkak të nevojës së spitalit të Kavajës për mjek, ai ishte rikthyer në shërbim të pacientëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *