Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i Pampurit: Pajisjet anticovid u blenë 3 herë më shtrenjtë, qeveria shpalli fitues ofertën më të lartë


Ish-deputetja demokrate Oriola Pampuri, ka akuzuar qeverinë se i ka blerë pajisjet anti-Covid për spitalet, 3 herë më shtrenjtë se çmimet e tregut.

Në një deklaratë për mediet, Pampuri tha se klanet brenda qeverisë po luftojnë njëra-tjetrën se kush do të marrë tenderin e radhës.

“Shqipëria është sot vendi i dy kontrasteve të mëdha. Nga njëra anë janë shumica e qytetarëve që luftojnëpër të mbijetuar në kuptimin e parë të fjalës, luftojnë për bukën e gojës, luftojnë për shëndetin, luftojnë për jetën në kushte shumë të vështira. Nga ana tjetër, janë klanet brenda qeverisë, që luftojnë njëra-tjetrën se kush do të gllabërojë tenderin e radhës.

Kjo ka ndodhur këto ditë. Është ajo pjesë e kalbjes sëpushtetit nga korrupsioni që Edi Rama e mban nëhije. Kur qytetarët vuajnë në dyërt e spitaleve për pak oksigjen më shumë, qeveria tregon se i vetmi shqetësim i saj është mbushja e xhepave të klientëve, duke shfrytëzuar pandeminë.

Në shtator të këtij viti, Ministria e Shëndetësisë ka hapur një tender me vlerë 5 milionë euro për të blerëdisa mjete mbrojtëse anticovid, vlera e të cilave nuk shkon kurrë më shumë se 1.5 milionë euro.

Tenderi kualifikoi disa kompani me oferta nën 2 milionë euro, por një vendim i organi tjetër tëqeverisë, Komisioni i Prokurimit Publik, i skualifikoi të gjithë ofertat më të ulëta.

Ndër 12 kompani ofertuese, ai shpalli fituese kompaninë me ofertën më të lartë, e renditur e 10-ta. Për shkak të kësaj lufte mes klanesh në qeveri, pajisjet anticovid do të blihen me çmim 3 herë më të lartë se ofertat e skualifikuara.”- deklaroi ish-deputetja.

Ajo shtoi se qeveria këto para të taksapaguesve duhej t’i përdorte me kujdes për të përballuar krizën, dhe jo ti ndajë në mënyrë arbitrare “me klanin që ofron më shumë para për xhepin e tij.“

 Pampuri akuzon qeverinë se po vjedh shqiptarët edhe në kohëpandemie, ndërsa bën thirrje për ta larguar Ramën nga pushteti më 25 prill.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *