Vendosni fjalën kyçe....

“Dhuratë për Kosovën” – Grupi suedez këndon në shqip “Xhamadani Vija Vija” (VIDEO)


Grupi i njohur suedez “MadMan’s” kanë bërë një dhuratë të veçantë për shqiptarët me rastin e festive të 28-29 nëntorit.

Ata kanë realizuar një projekt të veçantë muzikor duke kënduar një version të veçantë të këngës “Xhamadani vija vija”.

MadMan’s kanë shkruar se kjo është një dhuratë e vogël për Kosovën, duke i uruar që pas pandemisë të fitojnë lirinë e të lëvizurit lirshëm në botë.

“Ky projekt është një mënyrë për të treguar vlerësimin tonë për njerëzit e mirë dhe Kosovën e bukur. Puna në këtë projekt ishte përvojë shumë argëtuese dhe e paharrueshme.

Dy vjet më parë ne ishim të ftuar të performojmë në Hardh Fest në Rahovec, Kosovë. Para koncertit vendosëm të provonim një këngë shqiptare si një dhuratë për publikun. Përgjigja ishte jashtë kësaj bote. Kjo çoi në disa bashkëpunime me Bujar Berishën, Florent Boshnjakun dhe Berat Keqekolla. Kështu që ideja për të bërë një video për këngën ‘Xhamadani’, erdhi natyrshëm.

Sapo ta kalojmë këtë situatë Covid-19 ne shpresojmë që njerëzit e Kosovës të mund të lëvizin lirshëm si një nga të drejtat themelore të njeriut”, kanë shkruar MadMan’s në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook dhe në Youtube.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *