Një person është gjetur i plagosur në fshatin Poshnje, Ura Vajgurore.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 te një pikë karburanti ku personi me iniciale I.A. është vetëplagosur.
Ky i fundit është dërguar në spitalin e Beratit me plagë të lehta e jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi
Më datë 29.11.2020, ora 19:00, është njoftuar Salla Operative se në fshatin Poshnje, Ura Vajgurore, tek karburanti ‘Azizi’, është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi I. A. Shtetasi I. A., është jashtë rrezikut për jetën, po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Berat. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.