Vendosni fjalën kyçe....

“Kemi prova të shumta për manipulimin e votës” – Trump zotohet të apelojë rezultatin në Pensilvani Wisconsin


Presidenti amerikan Donald Trump siguroi mbështetësit se lufta e tij për të sfiduar fitoren e Joe Biden në shtete të ndryshme si Pennsylvania dhe Wisconsin nuk ka mbaruar, pasi ai pretendon që ekipi i tij ka ‘prova masive’ për manipulimin e zgjedhjeve.

Pas një jave që përfshiu disfata të shumta ligjore, Trump shkroi në Twitter se betejat e tij për të provuar mashtrimin me votuesite si në Wisconsin, ashtu edhe në Pensilvani nuk kanë mbaruar.

“Rinumërimi në Wisconsin nuk ka të bëjë me gjetjen e gabimeve në numërim, ka të bëjë me gjetjen e njerëzve që kanë votuar në mënyrë të paligjshme dhe ajo çështje do të provohet pasi të mbarojë rinumërimi, të hënën ose të martën.” – shkroi ai në Twitter duke theksuar se ekipi ligjor ka ‘gjetur shumë vota të paligjshme’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *