Qindra anëtarë të bandës salvadoriane të prangosur u shfaqën para gazetarëve të shtunën, në një paradë apo shfaqje të organizuar nga presidenti Nayib Bukele.
Reuters shkruan se rreth 600 anëtarë të bandës “Mara Salvatrucha” (MS-13) të El Salvadorit dhe bandës rivale “Barrio 18” përbënin pjesën më të madhe të arrestimeve që u njoftuan të premten.
Të arrestuarit e akuzuar për vrasje, rrëmbime dhe trafik njerëzor, parakaluan para shtypit të shtunën.
Në prill, Bukele zemëroi grupet e të drejtave kur publikoi në mediet sociale fotografi të qindra anëtarëve të bandave gjysmë të zhveshur, të shtypur fort së bashku në rreshta, pavarësisht nga pandemia.
Në atë kohë, të burgosurit po dënoheshin për një shpërthim dhune në burg.
Shifrat qeveritare tregojnë se niveli i vrasjeve ka rënë me gati gjysmën e këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, gjë që Bukele argumenton se është për shkak të një pranie më të madhe ushtarake dhe policie në rrugë, si dhe në burgjet që besohet të kontrollohen nga bandat.