Partizani është duke mundur thellë Skënderbeun në sfidën e pasdites.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Daja ka arritur të shënoj tre gola ndërsa korçarët asnjë të tillë.
Në sfidën tjetër të pasdites Kukësi po arrin deri tani fitoren ndaj Vllaznisë në fushën e kësaj të fundit.
Megjithatë deri në fund të takimit ka edhe 20 minuta lojë kështu që çdo gjë është e hapur.
Në ndeshjet e paradites Bylisi barazoi me Teutën e po kështu Kastrioti me Tiranës ndërsa Laçi shpartalloi Apoloninë 6-1.