Fermë angleze për të shkatërruar 10,500 gjela deti ndërsa shqetësimi rritet për shkak të valës së gripit të shpendëve nga Evropa
Pas Holandës, që eliminoi dhjetëra mirjëra pula nga frika e gripit të shpendëve pas gjetjes të disa rasteve në disa ferma, e ka radhën Anglia të marrë masa të ngjashme.
Më shumë se dhjetë mijë gjela deti do të theren në një fermë shpendësh në Anglinë veriore, pas zbulimit atje të gripit të shpendëve H5N8. Goditja vjen mes frikës nga një shpërthim gripi shpendësh me origjinë nga Evropa.
Autoritetet mjekësore konfirmuan se gripi i shpendëve ishte gjetur në një fermë tregtare të gjelave të detit pranë Northallerton, North Yorkshire. Të gjithë 10,500 zogjtë në fermë do të theren për të kufizuar përhapjen e sëmundjes, që u identifikua si lloji shumë ngjitës H5N8. Publiku britanik u sigurua se shpërthimi nuk përbën rrezik për sigurinë ushqimore.
Zbulimi i sëmundjes vjen mes raporteve për një varg ngordhje mjellmash që janë lidhur me gripin e shpezëve.
Fermerët e pulave në të gjithë Anglinë, Skocinë dhe Uellsin u urdhëruan më parë në nëntor për të zbatuar masa të rrepta të bllokimit në objektet e tyre për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së sëmundjes. Shpërthimet e fundit të llojit H5N8 janë zbuluar në Cheshire, Devon, Gloucestershire dhe Hertfordshire.