Tre punonjës funerali kanë pozuar me arkivolin ku ndodhej trupi i ish-futbollistit Diego Maradona.
Fotot qarkulluan në mediat sociale në Argjentinë këtë javë duke sjellë zemërimin e tifozëve të legjendës së futbollit argjentinas.
Një nga tre punonjësit është identifikuar si Diego Molina. Fotoja tjetër tregon dy burra të tjerë që qëndrojnë me trupin. Më i riu prej tyre bën një shenjë me gishtin e madh dhe buzëqesh.
Në të dyja fotot fytyra e ish-fituesit të Kupës së Botës shfaqet qartë ndërsa ndodhet në arkivol, shkruan The Independent.
Është e kuptueshme që fotografitë janë bërë para se trupi i Maradonës të çohej në pallatin presidencial.