Vendosni fjalën kyçe....

Shtatoret e reja të heronjve të Kombit ngjallin debate në rrjet (FOTOT)


Që prej ditës së djeshme, rrjeti po gëlon me komente për shkak të dy shtatoreve të reja në qytetin e Prizrenit të heroit tonë Kombëtar Skënderbeu dhe të Adem Jasharit.

Kjo sepse pamja nuk ishte dhe aq dinjitoze për një hero. Madje në rrjet kanë qarkulluar meme nga më të ndryshmet.

Autori i shtatores së re të Skënderbeut, është Sinan Alija. Inicuese e projektit ka qenë shoqata atdhetare ” Trojet e Arbrit”, e cila në bashkëpunim me Drejtorinë e Administratës kanë bashkëpunuar në vendosjen e kësaj shtatore, e cila në fund rezultoi shumë zhgënjyere për shqiptarët në Kosovë dhe në Shqipëri.

Ndërsa shtatorja e re e Adem Jasharit, ishte dhuruar nga pronarët e kompanisë “Abi Çarshia”. Në përurimin e saj mori pjesë dhe nipi i Adem Jasharit, Bekim Jashari.

Pas prezantimit të shtatores, analisti politik Imer Mushkolaj tha se komandanti Adem Jashari “nuk meriton këso lloj karikature”.

Avokati Arianit Koci mbajti të njëjtin qëndrim: “Pse po çuditeni? Kjo skulpturë më së miri e karakterizon shoqërinë tonë – karikaturë. Këta jemi ne! Shoqëri e rrencave, tradhëtarëve dhe analfabetëve.”

Pas lumit të komenteve negative për shtatoren, ai tha: “Ne shqiptarët jena mësuar veç kritika me dhënë gjithë”.

Ai foli për një televizion në Kosovë, duke thënë se e ka falenderuar dhe skulprotin për punën e bërë.

“Unë mendoj se sot e ka pasur vlerën e vetë, simbolikën e vetë në këtë datë të caktuar, në ditëlindjen e tij, në ditën e Flamurit. Unë isha atje dhe i falënderova të gjithë edhe skulptorin për punën që ka bërë”, tha Jashari.

Një tjetër shtatore e cila po qarkullon në rrjet dhe është bërë pjesë e memeve është edhe ajo e Ismet Jasharit, por ajo është prezantuar që në vitin 2017 dhe që atëhere komente të ngjashme ka patur edhe për të.

Kritiku i artit Ilir Muharremi thoshte asokohe: “Pasi e pashë në internet shtatoren, u stepa, u befasova dhe thash me vete: ‘A është e mundur kaq pa shpirt të tallemi me figura historike apo heronjtë e kohës.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *