Në vitin 2013, australiania Hanna Dickinson, u tha miqve dhe familjes së saj se ajo ishte diagnostikuar me leiomyosarcoma, një formë e rrallë e kancerit dhe se kishte vetëm disa muaj jetë.
Siç do të bënte dikush kur një i afërm përballet me një sëmundje të rëndë, miqtë dhe familja e Dickinson i dhanë asaj para për trajtimin e kancerit jashtë shtetit.
Ajo madje i bëri kërkesë qeverisë australiane për fonde për të mbuluar kostot e saj shëndetësore. Dickinson mori më shumë se 100,000 dollarë për të trajtuar sëmundjen e saj.
Por ajo nuk kishte pasur kurrë kancer. Dickinson, tani 27 vjeç, përdori 41,770 dollarë që mori nga miqtë dhe familjarët për të bërë pushime në Tajlandë dhe Hong Kong. Ajo gjithashtu bleu sasi të tepërta alkooli, kokaine e substancash të tjera narkotike, raportoi The Age.
Dickinson u dërgua në burg në 2018 për mashtrimin e saj, por ishte në gjendje të apelojë çështjen e saj dhe të shmangë një qëndrim më të gjatë në burg.
Megjithatë ajo mbetet pas hekurave duke qenë se kanë dalë të tjera prova të mashtrimit të kryer prej saj.