Vendosni fjalën kyçe....

Sulme kamikaze në Afganistan, humbin jetën 30 persona


Dy sulme vetëvrasëse në Afganistan u kanë kushtuar jetën të paktën 30 personave, përfshirë ushtarë dhe civilë, konfirmuan zyrtarët.

Naseer Ahmad, kreu i këshillit provincial në Ghazni, i tha Anadolu Agency se një bombë e vendosur në një makinë vetëvrasëse kishte në shënjestër forcat e sigurisë gjatë orëve të mëngjesit të së dielës.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nëntë ushtarë humbën jetën dhe shtatë u plagosën në sulmin në rrethin Deh Yak të Ghazni.

Në provincën fqinje Zabul, Atta Jan, kryetari i shquar i këshillit provincial, i mbijetoi një bombe vdekjeprurëse të vendosur në një makinë që sulmoi autokolonën e tij, konfirmoi policia.

Sipas komandës së policisë provinciale, sulmi ndodhi kur autokolona e Janit po e çonte atë në zyrën e tij, duke vrarë një person dhe duke plagosur më shumë se 20 të tjerë, kryesisht civilë.

Deri tan asnjë grup nuk i ka marrë përsipër sulmet në fjalë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *