Vendosni fjalën kyçe....

Trump: FBI-ja e Departamenti i Drejtësisë nuk duken gjëkundi për të hetuar manipulimin masiv të zgjedhjeve


Disa orë pasi e quajti Fox News ‘të pashikueshëm’, presidenti amerikan Trump telefonoi rrjetin e tij dikur të preferuar për të akuzuar Partinë Demokratike për manipulimin e zgjedhjeve.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, akuzoi FBI-në dhe Departamentin e Drejtësisë për injorimin e ‘zgjedhjeve të manipuluara’.

Gjatë bisedës telefonike, Trump përsëriti pretendimin e tij se zgjedhjet ishin manipuluar në favor të demokratit Biden.

Presidenti i tanishëm përmendi ‘hedhjet e mëdha masive” të fletëvotimeve me postë, përjashtimin e vëzhguesve republikanë nga qendrat e numërimit dhe ‘makineritë e plehrave’ që përdoren për të numëruar votat si përgjegjëse për humbjen e tij, midis pretendimeve të tjera.

“Joe Biden nuk mori 16 milionë vota më shumë se Barack Hussein Obama.” – deklaroi Trump.

“Joe Biden nuk mori 14 milion vota më shumë se Hillary Clinton. Dhe meqë ra fjala nuk ka asnjë mundësi që ai të ketë mundur Obamën në komunitetet zezake.” – shtoi ai.

Pretendimet e Trump pritet të vlerësohen nga gjykatat. Paditë civile të ngritura nga avokatja Sidney Powell pretendojnë për ‘mashtrim masiv të zgjedhjeve’ në Georgia e Michigan, ndërsa përpjekjet ligjore të fushatës Trump në Pensilvani përqendrohen në numërimin e pretenduar të 680,000 fletëvotimeve në Filadelfia pa mbikëqyrjen e republikanëve.

Kjo çështje u refuzua nga një gjykatë federale e apelit në shtet, një lëvizje që fushata Trump pretendon se u mundëson atyre që ta çojnë çështjen përpara Gjykatës së Lartë më shpejt. Një tjetër padi është planifikuar në Ëisconsin pasi shteti ka mbaruar rinumërimin e tij.

“Ju keni hedhur disa akuza serioze këtu.” – i tha gazetarja Bartiromo, presidentit Trump, përpara se ta pyeste nëse FBI-ja ose Departamenti i Drejtësisë po hetonin mashtrimin e pretenduar.

“Ata nuk janë gjëkundi.” – u përgjigj Trump. “Është e pakonceptueshme. Ju do të mendonit nëse jeni në FBI ose Departamentin e Drejtësisë, kjo është gjëja më e madhe që mund të shikoni. Ku janë ata? Unë nuk kam parë asgjë. Ata thjesht vazhdojnë të ecin së bashku dhe vazhdojnë me presidentin tjetër.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *