Lëvizja Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet e sotme në Podujevë duke i marrë nga duart një bastion LDK-së.
Sipas KQZ-së, Vetëvendosje ka fituar 51% të votave ndërkohë që LDK-ja vetëm 36% të tyre.
Zgjedhjet për kryetarin e komunës në Podujevë ishin përcaktuar për t’u zhvilluar në datën 15 mars por pandemia Covid-19 bëri që të shtyheshin.
Mandati i kryetarëve të rinj do jetë deri në zgjedhjet e ardhshme lokale që janë vendosur të mbahen në tetor të vitit 2021, shkruan Lajmi.
Pas caktimit të Agim Veliut të LDK-së si Ministër i Brendshëm në qeverinë Kurti, Podujeva mbeti pa kryetar deri ditën e sotme pas zgjedhjes së Shpejtim Bulliqit.