Struktura e fshehtë metalike e cila ka mahnitur përfytyrimet e njerëzve që kur u zbulua në shkretëtirën e Utah, SHBA, javën e kaluar, është vjedhur, sipas pelegrinëve të zhgënjyer që udhëtuan qindra milje për ta parë atë.
Byroja e Menaxhimit të Tokës në Utah ka konfirmuar një seri ‘raportesh të besueshme’ se monoliti nuk është më, duke thënë se struktura u mor nga një ‘person ose grup’ i panjohur të premten në mbrëmje.
BMT-ja nuk e hoqi strukturën e cila konsiderohet pronë private.
Zyrtarët thanë se nuk kanë asnjë të dhënë se kush e hoqi obeliskun – dhe ende po përpiqen të gjejnë se kush e vendosi atë atje për herë të parë, ndoshta vite më parë.
Kur u zbulua javën e kaluar, objekti i çuditshëm u quajt ‘monolit’, pavarësisht se ishte metalik dhe i zbrazët, në nderim të ‘2001: A Odyssey Space’, një film i Stanley Kubrick.