Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtari hungarez ndez polemikat: Evropa është “dhoma e gazit” e Sorosit, “Fyhrerit liberal”


Szilard Demeter, një Komisioner ministror dhe drejtues i Muzeut Letrar Petofi në Budapest, përdori një gjuhë shumë provokuese për të përshkruar financierin hungarezo-amerikan George Soros dhe ndikimin e tij të pretenduar mbi politikën e BE-së.

“Evropa është dhoma e gazit e George Soros.” – shkroi Komisioneri i Kulturës i emëruar nga qeveria, në një shkrim tijin.

“Gazi helmues rrjedh nga kapsula e një shoqërie të hapur multikulturore, e cila është vdekjeprurëse për mënyrën evropiane të jetës.” – shtoi ai.

Ai vazhdoi ta karakterizonte Sorosin si ‘Fyhrerin liberal’. Artikulli u shkrua si një qortim i përplasjes në rritje mes Brukselit nga njëra anë dhe dyshës Poloni-Hungari në anën tjetër, për shkeljet e pretenduara të normave ligjore dhe të drejtave të njeriut brenda bllokut.

Sipas Demeter, hungarezët dhe polakët janë ‘hebrenjtë e rinj’ të Evropës. Të dy vendet janë përplasur me zyrtarët e BE-së lidhur me fondet që kjo e fundit do miratojë për të lehtësuar krizën ekonomike lidhur me pandemibë Covid-19 brenda bllokut.

Sipas BE-së, këto fonde nuk mund të përfitohen nga vendet që nuk respektojnë standartet demokratike duke synuar specifikisht Hungarinë e Poloninë. Varshava dhe Budapesti e kanë denoncuar këtë gjë si një gjueti shtrigash që synojnë qeveritë e tyre konservatore.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *