Vendosni fjalën kyçe....

40 mijë persona në Shqipëri jetojnë me më pak se 2 USD në ditë, me rënie që nga viti 1993


Gati 1,4% e popullsisë së Shqipërisë në vitin 2017 jetonin në varfëri ekstreme me më pak se 2 dollarë në ditë, sipas një raporti për varfërinë të Bankës Botërore, që ndonëse është publikuar së fundmi, u referohet të dhënave të tre viteve më parë.

Institucioni financiar ndërkombëtar përllogarit se në vitin 2017, në Shqipëri ishin 40 mijë persona në varfëri ekstreme.

Duke analizuar ecurinë e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm, Banka Botërore përllogarit se varfëria ekstreme në Shqipëri ka rënë që nga viti 1993, ku ishin në kushte e ekstreme mbi 45% e popullsisë së kohës, ose rreth 150 mijë persona.

Fatkeqësisht, parashikimet sugjerojnë se, objektivat për uljen e varfërisë nuk do të arrihen në të gjithë botën. Edhe nën skenarë të arsyeshëm optimistë të zhvilluar para pandemisë COVID-19, 6.1% e njerëzve në botë ka të ngjarë se do të jetonin ende në varfëri ekstreme deri në 2030. Por me goditjen që ka dhënë pandemia kjo përqindje do të jetë më e madhe.

Në fillim të viteve 1990, përhapja globale e varfërisë ekstreme ishte më shumë se 30%, por kjo mesatare maskonte një ndryshim të madh në të gjithë vendet. Disa të tilla, si ato në Europë dhe Amerikën e Veriut, nuk kishin pothuajse asnjë varfëri ekstreme, ndërsa një pjesë e vogël e vendeve në Afrikën Subsahariane, Azinë Lindore dhe Azinë Jugore kishin nivele ekstreme të varfërisë mbi 70%.

Dy vende shumë të populluara dhe shumë të varfra, Kina dhe India, përbënin 60% të njerëzve jashtëzakonisht të varfër.

Ulja globale e varfërisë që nga viti 1993 është udhëhequr kryesisht nga performanca ekonomike e këtyre dy vendeve. Nga 1.2 miliardë njerëz që i shpëtuan varfërisë ekstreme nga 1993 në 2017, 969 milion (80%) ishin në Kinë dhe indi.

Kina uli nivelin e saj të varfërisë ekstreme nga 57% në 1993 në nën 1% në vitin më të fundit të anketës së familjeve. Arritja e Indisë nuk ishte aq dramatike, por gjithsesi thelbësore: përgjysmoi shkallën e saj të varfërisë ekstreme midis 1993 dhe 2011 dhe shkalla e saj 2017 vlerësohet të jetë pak mbi mesataren botërore prej 9.2%. India do të vazhdojë të jetë një kontribuues i rëndësishëm për uljen e varfërisë ekstreme globale.

Shkalla e varfërisë ekstreme ra edhe në Afrikën Subsahariane, nga rreth 60% në 1993 në rreth 40% në 2017. Por për shkak të rritjes së shpejtë të popullsisë, numri i njerëzve që jetojnë në varfëri ekstreme u rrit nga 335 milion në 431 milion.

Që nga viti 2011, Azia e Jugut nuk ka qenë qendra globale e varfërisë ekstreme. Sot, numri më i madh i njerëzve jashtëzakonisht të varfër janë përqendruar në Afrikën Sub-Sahariane.

Përqendrimi i varfërisë ekstreme është zhvendosur nga Azia në Afrikë.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *