Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentuan për vdekje pronarin e një hoteli, policia në Lezhë arreston dy të rinj


Dy të rinj janë arrestuar në Lezhë, lidhur me aksidentin ku humbi jetën biznesmeni Gjon Kola.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar rreth orës 17:39.

Sipas policisë, 22-vjeçari me inicialet A.Xh dhe 19-vjeçari me inicialet N.M, ndërsa lëviznin me mjetet e tyre tip “Benz” dhe “BMW” në sense të kundërta, aksidentuan 61 vjeçarin.

Ai ishte pronari i një hoteli, në anë të rrugës ku ndodhi aksidenti që i mori jetën.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në D.V.P Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasit:A.Xh.,22 vjeç dhe N.M.,19 vjeç, banues në Lezhë.

Këta shtetas, rreth orës 17:30,të datës 29.11.2020, në aksin rrugor Lezhë-Milot,në Ishull Lezhë,  duke lëvizur  me mjetet e tyre tip “Benz ” dhe “BMW”, në sense të kundërta, kanë aksidentuar shtetasin Gj.K.,61 vjeç, banues në Lezhë, i cili ka humbur jetën.

Materialet hetimore iu referuan u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *