Vendosni fjalën kyçe....

Basha bën premtimin: Pas një muaji në qeveri nuk do ketë më familje në çadra


Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një intervsitë për emisionin Log në Abc News bëri një premtim sfidues lidhur me procesin e rindërtimit dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

Basha tha se një muaj pasi ai të hyjë në qeveri nuk do ketë më familje që rrijnë në çadra.

Sipas Bashës edhe qeveria e tanishme i ka mundësitë për t’i hequr të gjithë familjet nga çadrat por i mungon vullneti.

Çdo gjë që është bërë keq apo ngadalë në rindërtim do të përmirësohet dhe përshpejtohet që njerëzit të hyjnë në shtëpi sa më shpejt.

Si me tërmetin, si me pandeminë, vonimi i pashpirt i ndihmës deri përpara zgjedhjeve do të ndëshkohet nga qytetarët.

Shqiptarët nuk hanë 1 herë në 4 vjet, nuk marrin ilaçe 1 herë në 4 vjet, nuk ngrohen 1 herë në 4 vjet.

Ankthi i Edi Ramës nga përballja në zgjedhje po e shtyn atë të përdorë për zgjedhje fatkeqësinë natyrore dhe sëmundjen.

PD do ta trajtojë tërmetin si katastrofë kombëtare, nuk do të ketë familje në çadra një muaj pas hyrjes tonë në zyrë.

Sot qeveria i ka të gjitha mundësitë që të strehojë në konteinerë të gjitha familjet që jetojnë në çadra.

Fondet për rindërtimin ekzistojnë, por ka munguar vullneti i qeverisë.

Drama e të jetuarit në çadër për një vit është dëshmia më e qartë e keqmenaxhimit të fatkeqësisë”-deklaroi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *