Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Qeveria nuk ka prioritet njerëzit, Rama iku në Emirate për t’u larguar nga problemi


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka komentuar vajtjen me charter të Kryeministrit Edi Rama në Abu Dhabi për të firmosur marrëveshjen për ndërtimin e 2 mijë aparamenteve të dëmtuara nga tërmeti.

Basha tha se Rama u largua për të ikur nga problemi i vërtetë. Më tej kreu i PD-së shtoi se për qeverinë nuk janë priroritet qytetarët por incineratorët dhe tenderët sekretë.

Fati i këtyre njerëzve nuk ka përbërë prioritet për qeverinë. Prioritet i qeverisë, inceneratorët, tenderat sekretë.

Në disa prej këtyre zonave, një pjesë e të moshuarve vuajnë nga sëmundjet e mushkërive për shkak të qëndrimit të gjatë në çadra.

Largimi i Edi Ramës për në Emirate ishte largim nga problemi, sepse në Shqipëri nuk kishte bërë asgjë për t’i treguar publikut.

Firmosja e një marrëveshjeje kredie nuk është një ceremoni shtetërore që kërkon praninë e kryeministrit.

Mentaliteti i propagandës mbi punën është konstantja e vetme e pushtetit të Edi Ramës gjatë 7 viteve.

Nuk është detyrë e kryeministrit të dorëzojë çelësat e çdo shtëpie, kjo është punë bamirësish”-tha Basha në një intervistë për Abc News.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *