“Të gjithë anëtarët e ekipit të shtypit do të jenë gra.”- Kështu ka njoftuar presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden.
Ekipi do të drejtohet nga Kate Bedingfield, ish-zëvendësdrejtore e komunikimit të fushatës për Bidenin.
Ndërsa Jen Psaki, e cila ishte drejtore e komunikimit të Shtëpisë së Bardhë të Barack Obamës, do të jetë sekretare shtypi.
“Unë jam krenar të shpall sot ekipin e parë të lartë të komunikimit të Shtëpisë së Bardhë të përbërë tërësisht nga gra.”- tha Biden në një deklaratë, citon BBC.
Dy ndihmëset kryesore të shtypit për zëvendës-presidenten e zgjedhur Kamala Harris do të jenë Symone Sanders dhe Ashley Etienne.
Ndryshe nga pozicionet e kabinetit, zyra e shtypit nuk kërkon konfirmimin e Senatit.
Pas fitores së tij në zgjedhje, Biden ka zbuluar emrat e të përzgjedhurve të tij të parë për pozitat e larta të kabinetit.
Javën e kaluar, Biden tha se ekipi i tij do ta mbante vendin “të sigurt dhe të sigurt” ndërsa udhëhiqte botën.