Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i PD-së: Rama e shfrytëzon pandeminë për të vjedhur, dha tenderin 3 milionë euro me trefishin e çmimit


Partia Demokratike ka denoncuar qeverinë se po e shfrytëzon situatën e pandemisë për të vjedhur me anë të tenderave të fryrë.

Në një deklaratë nga selia blu, demokratja Pampuri tha se qeveria ka dhënë një tender me trefishin e çmimi për të blerë pajisjet anticovid.

“Qeveria e Edi Ramës e sheh pandeminë si një kohë për të vjedhur me tendera të fryrë. Pandemia është shfrytëzuar nga qeveria si një periudhë e artë për të mbushur xhepat. Ne publikuam një ditë më parë një nga rastet më të rënda të vjedhjes me tendera në kohë pandemie. Qeveria ka dhënë një tender me 3 fishin e çmimit për të blerë pajisje anticovid. Është një luftë mes klanesh në qeveri, që përplasen me njëri-tjetrin për te zhvatur paratë tuaja, të dashur qytetarë.” – tha Pampuri.

Sipas saj, kompania së cilës i është dhënë tenderi 3 milionë euro me trefishin e çmimi, kishte ofertën më të lartë.

Pampuri theksoi se me një buxhet të tillë mund të ishin blerë tre herë më shumë pajisje mbrojtëse për mjekët e personelin shëndetësor.

“Kompania të cilës i është dhënë tender 3 milionë euro, me 3 fishin e çmimit, kishte ofertën më të lartë, por për qeverinë e Edi Ramës përfitimi nga tendera me çmime të rritura qëllimisht, është shqetësimi më i madh. Me 3 milionë euro, mund të blijeshin 3 herë më shumë pajisje mbrojtese për mjekët dhe personelin shëndetësor.und të ishin blerë 3 herë më shumë veshje speciale, çizme, syze, maska mbrojtëse.” – shtoi demokratja.

Në fund ajo theksoi se qeveria e PD-së do u shkojë deri në fund tenderave korruptivë të qeverisë Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *