Vendosni fjalën kyçe....

Gara për hetuesit e BKH-së, mbyllet procesi i deklarimit të pasurisë për kandidatët


Ka përfunduar procesi i deklarimit të formularëve të pasurisë për 35 kandidatët e kualifikuar si agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Kandidatët i kanë dorëzuar deklaratat e tyre në email-in e Komisionit të BKH-së.

Anëtarët e Komisionit do të verifikojnë pasuritë e tyre dhe të familjarëve të tyre.

Sipas “Balkanweb”, disa prej kandidatëve nuk i kanë plotësuar sipas ligjit deklaratat e pasurisë.

Personat që do kualifikohen më tej për garën, do t’i nënshtrohen testit të poligrafit, që do bëhet nga anëtarë të SHÇBA-së, kreu i SPAK-ut dhe anëtarët e Komisionit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *