Vendosni fjalën kyçe....

“Jemi një lëvizje dështakësh”-Hajdari: Nuk e kemi luksin të bëhemi pjesë e një ideologjike


Deputetja Rudina Hajdari, tashmë pjesë e Nisma Thurje, e cila është zyrtarizuar si subject politik për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit tha se është pjesë e një “lëvizje dështakësh”.

Ajo sqaroi deklaratën e saj pasi sipas përfaqëson grupe të shoqërisë që nuk përfaqësohen në këtë sistem për shkak të etiketimit.

Për Hajdarin forca që ajo është pjesë nuk është pjesë e asnjë ideologjie.

Këtu nuk kemi luksin për t’u bërë pjesë e një ideologjie. Ka kohë që etiketohen të djathta apo të majta por nuk kanë lidhje as me të majtën as me të djathtën. Mund edhe të quhemi dështakë. Ne jemi një lëvizje dështakësh, nëse dështak quhet një njeri që punon në mënyrë të ndershme. nëse një grua shqiptare punon tre punë dhe mban fëmijët dhe quhet dështake, ne përfaqësojmë ata. nëse një student ekselent mbaron shkollën dhe nuk gjen punë e quhet dështak ne përfaqësojmë ata. Ne duam të përfaqësojmë ata njerëz që janë braktisur nga kjo klasë politike”- deklaroi Hajdari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *