Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden është rrëzuar duke luajtur me qenin e tij dhe ka pësuar fraktura në këmbë.
Mjeku i tij tha të dielën se demokrati me shumë mundësi do t’i duhet të mbajë çizme për disa javë.
“Rrezet x fillestare nuk treguan ndonjë frakturë të dukshme, por kontrolli klinik dha një imazh më të detajuar.”– tha Dr. Kevin O’Connor, citon CNN. “Skanimi pasues CT konfirmoi disa çarje të vogla të eshtrave kuneiforme anësore dhe të ndërmjetme të presidentit të zgjedhur Biden, të cilat janë në mes të këmbës. Parashikohet që ai ka të ngjarë t’ë ketë nevojë të ecë me çizme për disa javë.”
Më herët të dielën, zyra e Bidenit njoftoi se ai do të ekzaminohej nga një ortopedist pasi ai kishte ndrydhur kyçin e këmbës duke luajtur me qenin.
Një fotograf i “NBC News” e filmoi Bidenin duke dalë nga klinika vetë, megjithëse ecte ngadalë dhe me një çalim të lehtë.
NEW: @nbcnews photographer captures @JoeBiden leaving orthopedic office in Delaware where the president-elect was just treated for what his doctor called a sprained right ankle from a fall Saturday. pic.twitter.com/mTYee0BMur
— Kelly O’Donnell (@KellyO) November 29, 2020
Të dielën në mbrëmje, presidenti aktual Donald Trump shkroi në Twitter: “Të bëhesh mirë shpejt!”.
Biden, i cili festoi ditëlindjen e tij të 78-të më 20 nëntor, do të jetë presidenti më i vjetër në historinë e SHBA-ve.