Vendosni fjalën kyçe....

“Kanal fashist”- Gazetarja ukrainase sulmohet në transmetim të drejtpërdrejtë (VIDEO)


Një gazetare në Ukrainë është sulmuar gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, ndërsa raportonte të shtunën nga një ceremoni përkujtimore e atyre që humbën jetën nga uria në vitet 1930 nga kriza sovjetike e ushqimit.

Në pamjet që kanë qarkulluar në rrjet, gazetarja e News One Violetta Tovkes shihet teksa sulmohet nga një burrë, i cili i rrëzon mikrofonin përtoke. Ai pastaj vazhdoi t’i bërtiste asaj dhe mund të dëgjohet duke e akuzuar kanalin si “fashist“. Burri që shfaqet në video gjithashtu theu një qiri që gazetarja kishte mbajtur.

Siç shkruan RT, pas incidentit kanali televiziv bëri thirrje që policia të ndërmarrë veprime, duke thënë se “një fakt i tillë i egër i dhunës fizike ndaj një gazetari kërkon ndërhyrje të menjëhershme”.

Gazeta shtoi se, “duke pasur parasysh kontekstin e përgjithshëm të incidentit, rëndësinë e mbulimit të ceremonisë dhe veçoritë e punës së gazetarëve gjatë karantinës”, sulmi kërkon “vëmendje të veçantë” nga zbatimi i ligjit.

Sipas vlerësimeve të ndryshme, deri në shtatë milion njerëz vdiqën nga uria gjatë krizës Sovjetike midis viteve 1932-1933. Shumica e vdekjeve besohet të kenë ndodhur në Ukrainë (pjesë e BRSS në atë kohë).

Mirëpo mungesa e ushqimit mbetet e diskutueshme ende sot, pasi sipas të dhënave të studiuesve ukrainas, një pjesë e konsiderueshme e vendit beson se mungesat e ushqimit ishin një politikë e qëllimshme e qeverisë komuniste të Joseph Stalinit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *