Vendosni fjalën kyçe....

Lleshaj tregon qarqet problematike me kanabisin: Lufta për vitin 2021 do fillojë që tani


Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një intervistë për Abc News ka folur ndër të tjera edhe për luftën ndaj kanabisit në vendin tonë.

Lleshaj tha se operacioni kundër kanabisit për vitin 2021 do fillojë që tani dhe fokusi është te lufta e furnizimit me fara dhe element të tjerë.

Ne kemi thënë që operacionin kundër kanabisit për 2021 do ta fillojmë tani duke e fokusuar luftën në fazën e furnizimit me fara dhe elementë të tjerë. Detyra e policisë është që deri në fund të janarit të bëjmë një bilanc. Ne e kemi reduktuar në mënyrë drastike trafikimin. Kemi arritur të shkojmë te shifrat minimale historike, që janë të hapura në Itali apo Greqi. Në Itali janë 900 kg të kapura për vitin 2020. Tani besojmë ta godasim fortë në një fazë shumë të hershme”-tha Lleshaj.

Ministri tregoi edhe zonat më problematike në Shqipëri, duke përmendur, Shkodra, Durrësi, Vlora dhe Berati.

Më tej ai shtoi se kultivuesit po gjejnë mënyra të reja dhe se lufta është përqendruar edhe në qytete.

Zonat më problematike kanë qenë Shkodra, Durrësi, Vlora dhe Berati. Ne kemi pasur të dhëna që punonjësit e policisë nuk e kanë ushtruar si duhet detyrën si në Berat. Nuk është fenomen, por raste të izoluara. Janë zbuluar nga vetë policia, kjo do të thotë se policia ka kapacitet që të identifikojë këto probleme brenda vetes. Kjo tregon angazhimin tonë për të pastruar së pari problemet brenda vetes.

Kultivuesit do të përpiqen të gjejnë mënyra të reja. Tani luftën ta bëjmë poshtë në qytete. Me qasjen që kemi do të kemi një përshkallëzim tjetër të luftës ndaj kanabisit. Kjo luftë nuk mbaron kurrë. Po thellojmë përpjekjen tonë. Në Shqipëri po luftohet fort, vështirë të gjesh një vend tjetër që intensiteti i luftës kundër kanabisit është si në Shqipëri”-tha Lleshaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *