Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet faqja e portalit “JOQ” në Facebook


Mbyllet faqja e portalit “Jeta Osh Qef” në Facebook. Këtë lajm e ka konfirmuar një nga administratorët e portalit Gentian Çengeli përmes një postimi në llogarinë e tij personale, por këtë mund ta konfirmoni edhe duke kërkuar faqen në Facebook.

“Lajm i mirë për politikanët! Pas mbylljes së website-it, armata e sufllaqeve mbyll edhe JOQ Albania në Facebook. Lufta vijon…”– shkruan ai.

Është ende e paqartë se kush e ka raportuar JOQ-në dhe në ç’mënyrë, pasi faqja ishte me çertifikatë sigurie dhe e njohur nga Facebook-u, çka kërkon më shumë se disa raportime të thjeshta për ta mbyllur.

“JOQ” ishte faqja më e njohur dhe më e ndjekur shqiptare në Facebook, me mbi 2 milionë ndjekës.

Kujtojmë se po në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pas disa paralajmërimeve kryeministri Edi Rama e mbylli faqen përmes AKEP. Madje në të njëjtën datë, një detaj i habitshëm.

“Jeta Osh Qef” thoshte asokohe se ky vendim “mban erë diktature”, duke e konsideruar si një hakmarrje nga kryeministri pasi i ka nxjerrë “të palarat” dhe skandalet qeverisë.

Masa e marrë ndaj “JOQ” nënkuptonte që të gjithë përdoruesit, mund ta shihnin nga jashtë vendit faqen, por jo brenda Shqipërisë. Policia pati proceduar gjithashtu dy administratorët e “JOQ”-së, Erland Dalliu dhe Gentian Çengeli, për publikimin e njoftimeve të rreme të cilat përhapin panik pas tërmetit të 26 nëntorit./ Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *