Vendosni fjalën kyçe....

Me kokainë dhe armë në makinë, arrestohet këngëtari i njohur grek


Policia greke ka arrestuar këngëtarin e njohur Notis Sfakianakis pasi u kap me një sasi droge dhe armë në makinë.

Mediet greke shkruajnë se artisti u ndalua rreth orës 20:00, gjatë një kontrolli rutinë të makinave si pjesë e rregullave të reja të vendosura për t’u mbrojtur nga Covid-19.

Policët e ndaluan këngëtarin që po udhëtonte me një mjet luksoz pa e ditur se ishte ai, por u habitën me çka gjetën brenda.

Gjatë inspektimit të Land Rover-it të tij, policia i kërkoi këngëtarit të hapte një çantë që kishte me vete në makinë, brenda së cilës mbante një armë pa leje, një armë elektrike dhe 2 gramë kokainë.

“Është ajo që ju mendoni se është.”– i tha ai policisë ndërsa kontrollonin kokainën, sipas gazetës Protothema.

Ai u arrestua menjëherë dhe u dërgua në stacionin e policisë Argyroupolis. Ai do të mbahet në paraburgim deri nesër ku do të drejtohet në prokurori për posedim të drogës dhe një armë zjarri pa leje.

“Unë kam një armë sepse jam në rrezik.”– i tha këngëtari policisë për të shpjeguar posedimin e armës së zjarrit. “Licenca ka skaduar dhe nuk është rinovuar. Kokaina është për përdorimin tim personal”.

Ai i tha policisë të bënin punën e tyre sepse ata “e bëjnë atë mirë”.

Sfakianakis është një nga artistët më të suksesshëm komercialë të të gjitha kohërave në Greqi dhe Qipro dhe ka shumë fansa edhe në Australi, ku ai shkoi për herë të fundit në vitin 2009.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *