Vendosni fjalën kyçe....

Meta: 25 prilli do jetë referendum, mbështes rrëzimin e çdo tiranie


Presidenti Ilir Meta në një lidhje direkte me emisionin “Çim Peka Live” deklaroi se 25 prilli është data që do vendosë nëse Shqipëria do shkojë në Europë ose do shkojë në greminë.

Meta e cilëson 25 prillin referendum dhe thekson se mbështet rrëzimin e çdo tiranie.

Problemi sot i Shqipërisë është 25 prilli dhe presidenti këtë e ka sot detyrën kryesore. 25 prilli vendos nëse Shqipëria do ecë drejt Europës apo do të bjerë në një greminë pa fund.

Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka asnjë shans apo mundësi për negociata. Të tjera janë muhabete kot. Kjo qeveri ka bërë çdo gjë për të bllokuar të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Kushtet ishin të qarta.

Ky është referendum. Ose fillohet instalimi i një regjimi despotik, ose do kemi një pjesëmarrje masive të popullit ku do kërkohet ajo që e kemi kërkuar edhe 30 vite më parë.

Çdo shqiptar kudo që është të ngrihet dhe të kuptojë se fuqia e tij është vota e tij. Se vota e tij nuk blihet. Të gjithë të shkojnë të votojnë. Kjo është një gjë që nuk mund të pranohet për popullin tonë. Të shkojnë të votojnë për Shqipërinë në Europë. Unë favorizoj rrëzimin e çdo tiranie”-deklaroi Meta.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *