Vendosni fjalën kyçe....

Mijëra njerëz i ikin gazit helmues pas shpërthimit të vullkanit në Indonezi (VIDEO)


Mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga vendbanimet e tyre, pas shpërthimit të vullkanit Ile Lewotolok në Indonezi.

Nuk kishte raportime për të lënduar nga shpërthimi i vullkanit të dielën.

Autoritetet kanë paralajmëruar njerëzit për rrjedhat e gazit helmues dhe llavës.

Indonezia ka vullkanet më aktive në botë.

Raditya Jati, një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive, tha në një deklaratë se shpërthimi kishte shkaktuar panik në mesin e atyre që jetonin afër.

“Rreth 2,780 njerëz nga 26 fshatra kanë kërkuar strehim, megjithëse deri më tani nuk janë raportuar viktima”– tha Jati, citon Al Jazeera.

Indonezia ka gati 130 vullkane aktive, më shumë se çdo vend tjetër dhe shumë prej tyre shfaqin nivele të larta të aktivitetit dhe besohet se mund të jenë disa javë apo edhe muaj para një shpërthimi.

Qendra e Indonezisë për Vullkanologji dhe Zbutjen e Rrezikut Gjeologjik tha në faqen e saj në internet se zona afër vullkanit ka të ngjarë të përmbytet me “re të nxehta, rrjedhë llave, ortek llave dhe gaz helmues”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *