Vendosni fjalën kyçe....

“Moderna” do të paraqesë vaksinën kundër Covid-19 për miratim urgjent, pretendon se është 94.1% efektive


‘Moderna’ do të paraqesë sot vaksinën e saj Covid-19 për miratim emergjent pasi rezultatet përfundimtare nga provat tregojnë se është 94.1 përqind efektive në parandalimin e infeksioneve ndaj koronavirusit dhe Mbretëria e Bashkuar do miratojë vaksinën e kompanisë ‘Pfizer’ brenda pak ditësh.

Rezultatet përfundimtare nga provat e fazës 3 të kompanive shënojnë një sukses historik për vaksinën, me vetëm 11 nga 196 vullnetarë që kanë rezultuar pozitivë për virusin pasi janë vaksinuar.

Në studim kanë marrë pjesë rreth 30,000 persona, me secilin nga pjesëmarrësit që marrin dy doza, vaksinën ose një placebo.

Studimi më shumë se dy-mujor zbuloi gjithashtu se askush që kapi virusin pasi mori vaksinën nuk pësoi një sëmundje serioze ndërsa nuk pati shqetësime lidhur me efektet anësore.

Ekspertët njoftuan se rezultatet janë një lajm shumë i mirë në luftën ndaj pandemisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *