Arma e përdorur në vrasjen e shkencëtarit më të lartë bërthamor të Iranit, Mohsen Fakhrizadeh, të premten u siguruar në Izrael, pretendon media shtetërore iraniane. Teherani më parë kishte akuzuar Izraelin se qëndron pas vrasjes.
“Mbetjet e armës nga vendi i sulmit jashtë Teheranit mbajnë logon dhe specifikimet e industrisë ushtarake izraelite.” –i tha një burim i informuar medias iraniane në gjuhën angleze, Press-TV.
Të dielën, Ministria e Mbrojtjes së Iranit tha se siguruar informacione të rëndësishme mbi identitetin e autorëve dhe premtoi një njoftim zyrtar me hollësi.
Zyrtarët e lartë iranianë fajësuan Izraelin për organizimin e vrasjes së Fakhrizadeh dhe premtuan hakmarrje.
Tel-Avivi nga ana e tij ka mohuar çdo përfshirje, teksa shefi i Inteligjencës, Eli Cohen, ka thënë se ai nuk e dinte kush qëndronte prapa sulmit. Sidoqoftë, Cohen rrëfeu se ai nuk kishte derdhur asnjë pikë lot për vdekjen e Fakhrizadeh, e cila, sipas tij, e bëri botën një vend më të sigurt.
“Kushdo që merr pjesë aktive në krijimin e një arme bërthamore është një njeri i vdekur në lëvizje.” – tha ai për Radion e Ushtrisë.