Vendosni fjalën kyçe....

Nis hetimi zgjedhor? FBI po kërkon të dhëna për “vota potencialisht të manipuluara”


Me sa duket, FBI-ja ka kontaktuar një organizatë konservatore dhe ka kërkuar informacion lidhur me pretendimin se Joe Biden i fitoi zgjedhjet presidenciale duke përdorur ‘qindra mijëra vota qw dyshohet se janw tw manipuluara’.

Në ditët e pasigurta pas zgjedhjeve presidenciale të këtij muaji, Projekti Amistad – një organizatë jofitimprurëse ligjore konservatore – u bashkua me analistin e të dhënave dhe ish-ndihmësin e fushatës së Trump, Matt Braynard, për të mbledhur prova të pretenduara të manipulimit të votave nga Partia Demokratike.

Të dhënat e Braynard u përdorën për të informuar një numër procesesh gjyqësore nga Projekti Amistad, duke përfshirë çështjet në Michigan, Minnesota, Wisconsin dhe Pennsylvania.

“FBI më ka kërkuar në mënyrë proaktive dhe të drejtpërdrejtë informacione që tregojnë fletëvotimet e paligjshme.” – shkroi Braynard të dielën.

Njoftimi i Braynard është shenja e parë se FBI-ja mund të ketë një interes aktiv në ndjekjen e akuzave për mashtrim të votuesve. Më herët të dielën, presidenti Trump dënoi agjencinë si dhe Departamentin e Drejtësisë, për mosveprimin e tyre të dukshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *