Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk e kisha ndjerë kurrë veten më keq”, ish-mësuesja i tregon Bashës si i kaloi 4 muaj pa marrë pensionin kur ra pandemia


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka organizuar këtë paradite një takim me nënat që i kanë fëmijët emigrant.

“Ne jemi bashkë sot këtu. Është kënaqësi në këtë doitë kaq të bukur të jesh me ju zonja të nderuara, nëna. Shumë prej familjeve shqiptare, prindërve shqiptarë, nuk i kanë fëmijët e tyre këtu.

Numri i shqiptarëve, i të rinjve që largohen në këto vite ka pësuar një rritje të pakrahasueshme më parë. Kjo vazhdon të godasë familjet, më rëndë ju si prindër. Doja të ndalesha me ju, se si e keni situatën familjare.”- u tha Basha grave.

Njëra prej grave, e cila kishte qenë më parë mësuese tregoi se sin ë janar do të dilte në pension, por për shkak të pandemisë ajo mbeti për 4 muaj pa të ardhura.

“Unë personalisht, dhe në emër të familjes time. Në pension dola në muajin janar, e mbylla karrierën time si mësuese. Mirëpo ra pandemia dhe nuk kisha mundësi të vinte pensioni, nuk kisha mundësiqë të flisja. Kisha dy lekë, nuk kisha mundësi që t’i merrja sepse pensionistët nuk mundën të venin në bankë të merrnin pesë lekë. Dhe mbeta. Tim shoq nuk e linin të shkonte sepse ishin në emrin tim.

Kaloi janari, shkurti, marsi, prilli. Me sinqeritet biri im, ishte një tmerr i pafund. Domethënë të rrish 4 muaj, pa asnjë të ardhur. Kishte ardhur djali i madh me pushime, e kapi pandemia. U bëmë tre veta pa asnjë të ardhur. Unë, im shoq Nardi dhe djali Grei. Kushte jashtëzakonisht të vështira. Nuk e kisha ndjerë kurrë veten time më keq, mos të kisha të ardhura.”- tregon mësuesja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *