Vendosni fjalën kyçe....

Polici në Barcelonë qëllon 26-vjeçaren me pistoletë elektrike/ Pamjet e rënda


Një oficer policie në Spanjë është filmuar duke qëlluar me pistoletë elektrike një vajzë 26-vjeçare në qytetin e Sabadell (në Barcelonaë). Videoja e cila është bërë virale në rrjetet sociale, ka ngritur shqetësime dhe kritika nga organizata të ndryshme për të drejtat e njeriut.

Çfarë ndodhi? Arrestimi i të resë ndodhi të mërkurën e kaluar kur ajo po vizitonte një qendër mjekësore dhe ishte “nervoze” sepse nëna e saj, e cila e shoqëronte atë, nuk ishte në gjendje të hynte në ndërtesë për shkak të kufizimeve të koronavirusit.

Sipas shtypit lokal, gruaja ishte nervozuar aq shumë saqë brenda qendrës kishte shkatërruar disa objekte, dhe kishte debatuar me mjekët. Kur mbërriti policia, 26-vjeçarja nuk ishte qetësuar dhe oficerët përdorën armën elektrike për ta imobilizuar atë. Irídia, qendra për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Barcelonë, shpërndau imazhet në mediat sociale duke e konsideruar këtë veprim nga ana e policisë si shkelje të të drejtave të njeriut.

Nga ana e saj, sindikata e policisë SAP-FEPOL shpjegoi se gjatë operacionit kushte zbatuar “protokollet e duhura”, ndërsa shton se “duke përdorur vetëm një pjesë e imazheve, bëhet një vlerësim i nxituar, i pjesshëm dhe totalisht subjektiv”.

Në video shihet një e afërme që i afrohet gruas së re duke u përpjekur ta qetësojë, por që policia i kërkon që të qëndrojë larg.

Në fund të këtij episodi, 26-vjeçarja u dërgua në spital dhe tanimë po mendon të denoncojë për dhunë oficerët e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *