Vendosni fjalën kyçe....

Shabani: Rudina Hajdari do drejtojë fushatën në Shkodër, do jem unë kryetari i Nismës


Endri Shabani, një nga themelsueit e partisë më të re të quajtur Thurje, ka zbuluar se di do duket formacioni politik i cili do garojë për zgjedhjet e 25 prillit.

Shabani në një intervistë për Report Tv tha se Rudina Hajdari do jetë kryesuese e fushatës në Shkodër, ndërsa vetë do jetë drejtues i partisë.

“Për shkak të formalizmit grupi nismëtar më ka zgjedhur mua si kryetar. Hajdari do të jetë kryesuese e fushatës në Shkodër dhe do të jetë kandidate atje”- tha ai, duke vijuar më tej se “ai vetë nuk të kandidojë i pari në asnjë zonë zgjedhore”-tha Shabani.

Znj. Hajdari nuk ka qenë pjesë e Nismës Thurje, ka qenë bashkëkryetare e komisionit për reformën zgjedhore. Aty ka nisur edhe bashkëpunimi ynë. Ka pasur një periudhë diskutimi për ta vazhduar apo jo dhe u mor vendimi për të vazhduar me bashkëpunimin.

Ne kemi një grup themeltar, që e kemi që prej krijimit të organizatës. Kemi bërë një diskutim me aktivistë. Kemi bërë edhe një sondazh për të parë se çfarë duhet të bënim për tu futur apo jo në zgjedhje. Propozimi i qytetarëve ka qenë që duhet të futemi”- tha ai.

“Ne nuk kemi për të ndryshuar asgjë në mënyrën se si sillemi. Ne donim të futeshim në zgjedhje në vitin 2019 por do të na akuzonin se po legjitimonim zgjedhjet e bëra në mënyrë të njëanshme”-shtoi Shabani.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *