Vendosni fjalën kyçe....

“Ushtari australian duke i prerë fytin fëmijës afgan” – Australia pret që Kina t’i kërkojë falje për foton e rreme


Kryeministri australian ka kërkuar falje zyrtare nga Kina, pasi zëdhënësi i Ministrisë së saj të Jashtme bëri thirrje për drejtësi mbi një raport të fundit të krimeve të luftës që ishte ilustruar me foton e një ushtari australian që mban një thikë në fytin e një fëmije afgan.

Scott Morrison thirri një konferencë për media për të dënuar postimin e imazhit. Siç shkruan Reuters, qeveria australiane i ka kërkuar “Twitter”-it të heqë postimin e zëdhënësit të ministrisë së jashtme të Kinës, Zhao Lijian.

“Është e rëndë dhe nuk mund të justifikohet në asnjë bazë.”- tha Morrison. “Qeveria kineze duhet të jetë plotësisht e turpëruar për këtë postim. Kjo i ul ata në sytë e botës. “

“Është një imazh i rremë dhe një turp i tmerrshëm për forcat tona të mëdha të mbrojtjes dhe burrat dhe gratë që kanë shërbyer në atë uniformë për më shumë se 100 vjet.”– tha Morrison për foton.

Marrëdhënia e Australisë me Kinën është përkeqësuar që kur Canberra bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar për origjinën e pandemisë së koronavirusit.

Më parë këtë muaj, Kina përshkroi një listë të ankesave në lidhje me investimet e huaja të Australisë, sigurinë kombëtare dhe politikën e të drejtave të njeriut, duke thënë se Canberra kishte nevojë për të korrigjuar veprimet e saj.

Morrison tha se gjithë bota po e shoihte se si Pekini iu përgjigj tensioneve në marrëdhëniet e Australisë me Kinën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *