Bashkimi Europian ka vendosur të shtyjë bisedimet për çeljen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.
Vendimi është marrë nga ambasadorët e vendeve të BE-së.
Sipas Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm (Coreper) Shqipëria nuk është akoma e gatshme të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, pasi ka ende punë për të bërë për kushtet e vendosura në mars 2020.
Sipas ambasadorëve, Shqipëria ka kryer një sërë reformash por ka ende punë për të bërë për të përmbushur kushtet.
Ndërsa për Maqedoninë e Veriut, komiteti tha se vendimi për të do merret pasi të zgjidhë problemet me Bullgarinë. Kjo e fundit ka vendosur bllokimin e bisedimeve me Shkupin zyrtar.
Sipas Sofjes zyrtare, gjuha që përdor Maqedonia e Veriut është një dialekt i bullgarishtes dhe se në Bullgari nuk ka asnjë pakicë maqedonase.