Një person është gjendur i pajetë në një fabrikë në “Misto Mame”, pas një zjarri të rënë ditën e sotme.
Shtetasi me iniciale M.M 64 vjeç dyshohet se streohej në fabrikën në pronësi të shtetasit me iniciale A.M.
“Më datë 01.12.2020, rreth orës 16:40, në “Misto Mame”, ka rënë zjarr në një vendroje të një fabrike në pronësi të shtetasi A.M. Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën shtetasi M.M., 64 vjeç, i cili dyshohet se strehoej aty.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.