Vendosni fjalën kyçe....

Brataj paralajmëron: Mund të ketë kufizime të tjera, qytetarët të zbatojnë rregullat


Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka paralajëmruar se me rritjen e numrit të rasteve ditore të personave të prekur nga Covid-19 mund të ketë ashpërsim të masave kufizuese nga ana e qeverisë.

Gjatë një deklarate të bërë ditën e sotme, anëtari i Komitetit të Ekspertëve, tha se gjatë dhjetori numri i personave të prekur mund të kapërcejë 1 mijë në ditë.

“Nga 700-800  raste të ditëve të fundit do kemi një rritje rreth 20-30 përqind në ditë dhe shtrime në spital. Dimri, temperaturat e ulëta, lagështia e ajrit dhe qëndrimi në mjedise të mbyllura do ndikojnë në përhaljen e virusit. Nevojiten kufizime të tjera. Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen dhe të zbatojnë rregullat. Nëse nuk do kontrollohet infeksioni do ketë masa të reja, kufizime të orareve dhe masa që po përdoren në vende të tjera të botës.” – tha Brataj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *