Vendosni fjalën kyçe....

Brenda burgut në Holandë ku po mbahen Thaçi, Veseli e Krasniqi (Fotot)


Disa nga liderët e Kosovës janë në paraburgim në Holandë, në pritje të vendimit të gjykatës lidhur me procesin ndaj tyre.

Ish-liderët e UÇK-së, akuzohen për krime lufte gjatë Luftës në Kosovë, shkruan gazeta zvicerane në gjuhën shqipe ‘Le Canton27.ch’.

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë në një burg në periferi të Hagës, ku është edhe selia e Gjykatës Speciale. Burgu në Haaglanden është i vetmi që ka një qendër kujdesi ku të paraburgosurit që kanë nevojë për kujdes mbahen 24 orë në ditë. Ky mund të jetë kujdes fizik, psikiatrik ose një kombinim i të dyjave, shkruan Gazeta Express.

Rregulloret që rregullojnë objektet e paraburgimit, janë në përputhje me ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe standardet e pranuara ndërkombëtarisht për trajtimin e personave të privuar nga liria.

Të paraburgosurve u lejohet dalja në ajër të pastër gjatë ditës, ushtrimet fizike, lojërat e ndryshme e veprimtari të tjera shplodhëse.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *